HEB’S ALBANIA PO KËRKON IT SUPPORT
Heb’s Albania është në kërkim të një IT Support për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i suportit teknik për pikat Heb’s dhe zyrat qendrore;
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT;
- Suport dhe monitorim për sistemet POS, KDS, kioskat dhe pajisjet e lidhura me operacionet e pikave;
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve me rrjetin, internetin dhe pajisjet teknike;
- Koordinimi per zgjidhjen e problematikave;
- Ndjekja dhe dokumentimi i problematikave teknike deri në zgjidhjen e tyre.
Kërkesat:
- Arsim ose eksperiencë në IT, Informatikë apo fusha të ngjashme;
- Njohuri të mira të hardware, software dhe rrjeteve;
- Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike;
- Gatishmëri për ndërhyrje teknike në pikat Heb’s kur është e nevojshme;
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe përgjegjshmëri në punë;
- Eksperienca në suport IT për retail, restorante apo sisteme POS përbën avantazh.