HEB’S ALBANIA PO KËRKON SPECIALIST/E TË BURIMEVE NJERËZORE
Heb’s Albania kërkon një Specialist/e HR që do të ndjekë proceset e punësimit, administrimin dhe zhvillimin e stafit në të gjitha pikat e kompanisë. Pozicioni kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm me menaxherët e pikave dhe ndjekje të saktë të të dhënave të punonjësve.
Përgjegjësitë kryesore
- Identifikon nevojat për staf së bashku me menaxherët, publikon pozicionet vakante, komunikon me kandidatët dhe koordinon intervistat e punës;
- Ndjek procesin e hyrjes në punë, përgatit dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon orientimin fillestar të punonjësve;
- Administron kontratat, deklarimet dhe çdeklarimet, dosjet fizike dhe elektronike, vendimlargimet dhe dokumentacionin e punonjësve që largohen;
- Përgatit raportet e HR për mbylljen mujore dhe bashkëpunon me Financën për saktësinë e të dhënave që përdoren në listëpagesë;
- Ndjek performancën e punonjësve në bashkëpunim me menaxherët, organizon vlerësimet periodike dhe dokumenton objektivat, problematikat dhe planet e përmirësimit;
- Identifikon nevojat për trajnim, ndjek ecurinë e punonjësve të rinj dhe bashkëpunon me ekipin e trajnimit për zhvillimin e stafit;
- Mbështet menaxherët në trajtimin e çështjeve të stafit, zbatimin e rregulloreve të brendshme dhe dokumentimin e masave disiplinore;
- Ndjek kontrollet mjekësore dhe dokumentacionin që lidhet me Sigurinë dhe Shëndetin në Punë;
- Përgatit dhe ndjek dokumentacionin e punonjësve të huaj.
Kërkesat:
- Përvojë pune në burime njerëzore;
- Njohuri të legjislacionit të punës në Shqipëri;
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe ruajtjeje të konfidencialitetit;