Përshkrimi
Hari Lena GROUP ka 30 vjet përvojë në shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe industriale të ndryshme dhe është duke zgjeruar ekipin me staf të ri dhe energjik.
Roli i Përgjegjësit/es së Magazinës ka si synim administrimin dhe organizimin sa më efikas të inventarit në magazinë, mbajtjen e evidencave të sakta të stokut dhe mbikëqyrjen e ngarkesave në hyrje dhe në dalje.
Kjo pozitë mbulon menaxhimin e proceseve që lidhen me magazinën qendrore të kompanisë. Përgjegjësia kryesore është kontrolli i të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin nga hapësira nën administrim.
Detyrat
- Të pranojë mallrat që vijnë në magazinë dhe të verifikojë sasinë dhe cilësinë e tyre duke i krahasuar me dokumentacionin e shoferit ose me faturën e furnitorit.
- Të sistemojë produktet në magazinë sipas sistemit përkatës dhe të mbajë të përditësuar regjistrin e stokut.
- Të kontrollojë dhe të administrojë afatet e skadencës së produkteve, duke siguruar që mallrat me skadencë të afërt të shpërndahen në kohë.
- Të inspektojë mallrat për dëmtime ose keqpërdorime dhe t’ia raportojë menaxhmentit çështjet e identifikuara për sqarim.
- Të organizojë hapësirën e magazinës në mënyrë që qarkullimi i mallrave të jetë sa më efikas dhe lëvizja e stokut të realizohet lehtë.
- Të bashkëpunojë me sektorët e shitjes, blerjeve dhe logjistikës.
- Të përgatisë raporte periodike për stokun, lëvizjen e mallrave dhe ecurinë e magazinës për menaxhmentin e kompanisë.
- Të përdorë sisteme të menaxhimit të inventarit dhe pajisje teknologjike për të automatizuar proceset e magazinimit dhe për të rritur efikasitetin.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës.
- Të ruajë dokumentacionin që lidhet me administrimin e magazinës.
- Të raportojë për punën e realizuar te Menaxheri i Financës.
Kualifikimet
- Të ketë arsim të lartë, me përparësi Dega Ekonomik.
- Të posedojë përvojë pune në këtë rol.
- Të ketë aftësi për hedhjen e të dhënave.
- Të njohë paketën Microsoft Office; njohja e programeve financiare konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm.
Adresa: Autostrada Tirane - Durres Km26, Xhafzotaj.