Përshkrimi
HAK FOOD sh.p.k. po kërkon një EKONOMISTE për angazhim me kohë të plotë.
Detyrat
- Administrimi dhe organizimi i dokumenteve financiare.
- Hedhja në regjistra dhe verifikimi i faturave të blerjes e të shitjes.
- Monitorimi i pagesave dhe i obligimeve ndaj klientëve dhe furnitorëve.
- Hartimi i raporteve financiare sipas kërkesave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Njohuri të mira të Excel dhe programeve financiare.
- Saktësi, ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi për organizim.
- Përvojë e mëparshme në role të ngjashme.
Kushtet e punës
- Orari i punës është 08:00–16:00.
- E diela dhe festat fetare janë ditë pushimi.
- Paga caktohet sipas përvojës dhe përgjegjësive të marra përsipër.