Përshkrimi
Go Tech shpk po kërkon një Junior Product Manager.
Detyrat
- Ndihmon Menaxherin e Kategorisë me mbikëqyrjen e përditshme të blerjeve, porosive, stokut, çmimeve dhe rezultateve të kategorisë.
- Mbikëqyr porositë që nga konfirmimi i tyre deri në pranimin e mallrave.
- Kërkon oferta dhe të dhëna nga furnitorët.
- Harton krahasime për çmimet, kostot dhe produktet.
- Mban të përditësuara informacionet për produktet, çmimet dhe stokun.
- Kontrollon gjendjen e stokut dhe identifikon artikujt me qarkullim të ulët ose mungesa.
- Përpilon raporte për shitjet, stokun dhe ecurinë e kategorisë.
- Bashkëpunon me Financën, Logjistikën, Marketingun dhe Shitjet për çështje operative.
- Asiston në krijimin e ofertave dhe promocioneve për kategorinë.
- Njofton për problematikat dhe ndjek angazhimet e caktuara nga Menaxheri i Kategorisë.
Kualifikimet
Eksperienca profesionale:
- Kërkohet arsim i lartë; dega Ekonomik përbën avantazh.
- Njohja e mirë e gjuhëve të huaja, sidomos anglishtes, është e nevojshme; italishtja konsiderohet avantazh.
Kërkesat e pozicionit:
- Kërkohen njohuri të mira të paketës Office; njohuritë në programet financiare janë përparësi.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Kandidati duhet të jetë i motivuar dhe i organizuar.
- Duhet të ketë etikë dhe integritet.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.