Globus Travel | Tiranë
Globus Travel po zgjerohet dhe kërkon të shtojë në ekip një Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm, me energji pozitive, komunikim të shkëlqyer dhe pasion për udhëtimet.
Ky rol fokusohet në shitjen e paketave turistike dhe ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve gjatë gjithë procesit të udhëtimit.
Detyrat kryesore:
- Këshillimi i klientëve për destinacionet, paketat dhe opsionet më të përshtatshme sipas buxhetit dhe preferencave të tyre
- Prezantimi dhe shitja e paketave turistike
- Përgatitja e ofertave turistike, paketave dhe itinerareve të personalizuara
- Rezervime hoteli, fluturimesh, transfertash dhe aktivitetesh përmes sistemeve të kompanisë
- Komunikim i vazhdueshëm me klientët, nga momenti i kërkesës deri në përfundim të udhëtimit
- Mbështetje pas shitjes dhe trajtim profesional i kërkesave dhe ankesave
- Menaxhimi i dokumentacionit të udhëtimit, pagesave dhe faturimit për çdo rezervim
- Upselling & cross-selling për të rritur shitjet dhe për të ofruar përfitime shtesë për klientët
- Raportim ditor/javor për rezervimet, shitjet dhe situatat operative tek menaxheri i departamentit
Kualifikimet:
- 2 vite eksperiencë pune si konsulent/e udhëtimi në një agjencie turistike
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
- Orientim drejt shitjeve dhe rezultateve
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh
- Organizim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip
Çfarë ofron Globus Travel:
- Ambient profesional, miqësor dhe i strukturuar
- Trajnime të vazhdueshme për produktet dhe destinacionet
- Mundësi rritjeje në karrierë brenda kompanisë
- Paketë financiare konkurruese