Përshkrimi
Kompania Globe e ka filluar veprimtarinë në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronikës në vitin 2002, duke hapur showroom-in e saj të parë “Electrolux” në Tiranë. Me një zhvillim të qëndrueshëm ndër vite, kompania është shndërruar në një nga emrat udhëheqës në treg. Në Globe vlerësohet rritja e vazhdueshme e biznesit përmes zhvillimit të stafit, duke u krijuar njerëzve mundësinë të bëhen pjesë e suksesit të përbashkët. Mjedisi i punës ofron hapësirë për të spikatur brenda një ekipi me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni Vakant: Specialist/e Statistikash dhe Analizash
Përshkrimi i Pozicionit
Roli përqendrohet në grumbullimin, përpunimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave statistikore dhe operacionale, të shoqëruara me përfundime dhe rekomandime konkrete për përmirësim. Theksi kryesor vendoset te shitjet, performanca, KPI, kategoritë e produkteve, dyqanet dhe proceset e biznesit. Kjo pozitë kërkon një profil me prirje të fortë analitike, nivel të lartë organizimi, vëmendje të madhe ndaj hollësive dhe aftësi të qëndrueshme për menaxhimin e sasive të mëdha të informacionit, ndërtimin e mekanizmave të kontrollit, si edhe mbështetjen e automatizimit dhe optimizimit të proceseve të raportimit.
Detyrat
Përgatitja e Raporteve
- Mbledh, përpunon dhe analizon të dhëna që lidhen me shitjet, produktet, klientët, furnitorët dhe performancën e stafit.
- Harton raporte statistikore dhe analitike periodike për nevojat e menaxhimit.
Ndërtimi i Raporteve të Reja & Permirësimi i Raporteve Ekzistuese
- Shqyrton raportet aktuale dhe sugjeron mënyra për optimizimin dhe automatizimin e tyre.
- Kontribuon në krijimin e raporteve të reja sipas kërkesave të menaxhimit dhe departamenteve të ndryshme.
Analiza dhe Mbështetje për Vendimmarrje
- Realizon analiza periodike dhe analiza sipas rasteve, në varësi të nevojave të biznesit.
- Ofron interpretime dhe rekomandime që ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve.
Sistemet Informatike & Optimizimi i Proceseve
- Mirëmban dhe kupton në thellësi databazat dhe query-t ekzistuese.
- Përdor njohuritë në SQL / Query për nxjerrjen dhe përpunimin e të dhënave.
- Përfshihet në projekte zhvillimi që lidhen me Power BI, automatizime dhe sisteme të reja raportimi.
Kualifikimet
Arsimi
- Kërkohet diplomë universitare në Statistike, Informatike Ekonomike, Finance, Kontabilitet, Ekonomiks ose në fusha të ngjashme.
Eksperienca
- Përvoja në analiza statistikore, raportim dhe përpunim të të dhënave konsiderohet një avantazh i rëndësishëm.
- Edhe kandidatët me përvojë të kufizuar ose deri në 2 vite mund të merren në konsideratë në nivel Junior, me mundësi avancimi drejt rolit Specialist në varësi të performancës.
Programe
- Kërkohen njohuri shumë të mira në Microsoft Office.
- Nevojitet nivel shumë i mirë në Excel, përfshirë Pivot Tables, Power Query dhe formula të avancuara.
- Duhet të ketë njohuri në SQL / Query për nxjerrje dhe përpunim të të dhënave.
- Eksperienca me Power BI vlerësohet si avantazh i rëndësishëm.
Gjuhë të Huaja
- Kërkohen njohuri të mira të Gjuhes Angleze.
Aftësitë e Kërkuara
- Aftësi shumë të zhvilluara analitike dhe mendim kritik.
- Qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe dhënies së rekomandimeve konkrete.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve.
- Menaxhim i mirë i kohës dhe respektim i afateve.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve, saktësisë dhe koncizitetit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me nivel të lartë përgjegjësie.
- Fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj kërkesave dinamike të biznesit.
- Komunikim profesional dhe bashkëpunim ndërmjet departamenteve.
- Integritet dhe përgjegjësi profesionale.