Përshkrimi
Global Power ofron vend pune për: Financier/e ne sektorin e Sistemeve-paneleve fotovoltaike.
Përgjegjësitë:
- Të evidentojë, klasifikojë, regjistrojë, sistemojë dhe ruajë dokumentacionin bazë financiar e kontabël, si dhe të kryejë rakordimet përkatëse.
- Të realizojë deklarimet dhe të mbajë komunikim me institucionet shtetërore përgjegjëse për tatim-taksat dhe marrëdhëniet e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përfunduar studimet master pranë Fakultetit Ekonomik.
- Të zotërojë njohuri të nivelit shumë të mirë në fushën e kontabilitetit.
- Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në këtë profil.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office dhe programin Financa 5.
- Të dallohet për organizim dhe mënyrë sistematike të punës.
- Preferenca është për moshën 30-40 vjec.
Orari i angazhimit: Me orar të plotë.
Dokumentet e kërkuara