Asistent Shitjesh & Operacionesh
GERTFLOOR Sh.p.k.
Sauk, Tiranë
Full-time | On-site
GERTFLOOR është një kompani e specializuar në dysheme profesionale dhe materiale ndërtimi, që ofron produkte, sisteme dhe zgjidhje për projekte komerciale, industriale dhe institucionale.
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, kërkojmë të shtojmë në ekip një Asistent Shitjesh & Operacionesh, i cili do të mbështesë aktivitetin e përditshëm të showroom-it, magazinës dhe operacioneve të kompanisë.
Pozicioni është i përshtatshëm për një person aktiv, të organizuar dhe komunikues, që dëshiron të zhvillohet profesionalisht në një rol që kombinon shitjet, marrëdhënien me klientët dhe operacionet.
Përgjegjësitë kryesore
- Pritja dhe asistimi i klientëve në showroom, duke prezantuar dhe shitur produktet e kompanisë
- Përgatitja e faturave dhe dokumentacionit bazë të shitjes
- Përgatitja, dorëzimi dhe menaxhimi i porosive nga magazina
- Pranimi, kontrolli dhe sistemimi i furnizimeve, si dhe ngarkimi e shkarkimi i materialeve sipas nevojës
- Mbajtja e rregullit dhe organizimit të showroom-it dhe magazinës
- Mbështetje në aktivitetet e përditshme operative të kompanisë
Profili i kërkuar
- Person korrekt, i përgjegjshëm dhe i organizuar, me aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale me klientët
- Gatishmëri dhe aftësi për të mësuar produktet dhe aspektet teknike të tyre
- Aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit
- Patentë drejtimi, kategoria B
- Gatishmëri për një pozicion aktiv, që kombinon punën në showroom, magazinë dhe terren
- Eksperienca në shitje, materiale ndërtimi, dysheme ose sektorë të ngjashëm përbën avantazh
- Njohja e gjuhës angleze dhe arsimi i lartë (Bachelor ose më lart) përbëjnë avantazh
Çfarë ofrojmë
- Punë të qëndrueshme në një kompani në zhvillim, në një ambient profesional dhe dinamik
- Trajnim mbi produktet dhe sistemet që GERTFLOOR përfaqëson
- Mundësi reale për zhvillim dhe rritje profesionale brenda kompanisë
- Pagë e negociueshme në varësi të profilit, aftësive dhe eksperiencës së kandidatit
- Bonuse të lidhura me performancën