Puna në terren për projektin e KEDS-it të nxjerr çdo ditë jashtë, në rrugë e në fshatra, ku ti do të mbledhësh të dhëna të rëndësishme për rrjetin elektrik. Do të shkosh në terren për të fotografuar njehsorë të energjisë elektrike, shtylla elektrike dhe transformatorë. Do të regjistrosh të dhënat e tyre bazë përmes një aplikacioni në telefon mobil.
Puna nuk përfshin instalime apo riparime elektrike, prandaj mjafton të jesh i kujdesshëm, i organizuar dhe i gatshëm të punosh në ambiente të jashtme. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme, sepse para fillimit do të marrësh trajnimin e nevojshëm për detyrat dhe për përdorimin e aplikacionit.
Kjo është një mundësi e mirë për dikë të përgjegjshëm që i pëlqen puna në terren dhe dëshiron t'i bashkohet një projekti ndërkombëtar.