Pozicion Pune: Përfaqësues Mjekësor
Lokacioni: Tiranë
Kompania: Genoma
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi i analizave gjenetike të avancuara me fokus në onkologji.
- Organizimi i takimeve informuese për të ndihmuar mjekët dhe pacientët të kuptojnë rëndësinë dhe përfitimet e analizave gjenetike.
- Përgatitja dhe dorëzimi i materialeve informuese dhe prezantuese për produktet dhe shërbimet tona.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me mjekët specialistë dhe partnerët shëndetësorë.
- Identifikimi i trendeve të tregut dhe përcjellja e informacioneve tek menaxhmenti për zhvillime të reja.
- Raportimi mbi aktivitetet ditore, progresin dhe rezultatet në terren.
Kërkesat:
- Diplomë universitare në Mjekësi, Biokimi, Biologji molekulare ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të thelluara mbi konceptet e analizave gjenetike dhe rolin e tyre në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Eksperiencë e mëparshme si përfaqësues mjekësor ose në fushën farmaceutike (e preferuar).
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat.
- Njohuri të mirë të gjuhës angleze dhe përdorimit të teknologjisë për prezantime dhe raportime.
Ofrojmë:
- Trajnim profesional mbi analizat gjenetike dhe shërbimet e kompanisë.
- Paketë pagese konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie inovative dhe me ndikim në fushën e onkologjisë.