Shërbim ndaj Klientit – Gjuhë Spanjolle
Jemi në zgjerim!
Për zyrat tona në Prishtinë, kërkojmë Përfaqësues/e të Shërbimit ndaj Klientit që zotërojnë rrjedhshëm gjuhën spanjolle.
Detyrat kryesore:
- Ndihmoni klientët në rezervimin e termineve në njërën prej klinikave tona.
- Përgjigjuni me kohë kërkesave të klientëve nëpërmjet telefonit, email-it ose chat-it.
- Mbështetni klientët që të rishqyrtojnë vendimin për anulimin e termineve.
- Përfaqësoni kompaninë duke dhënë informacione të sakta për produktet, politikat dhe procedurat.
- Jepni informacion të saktë, të dobishëm dhe të plotë duke respektuar proceset e kompanisë.
- Regjistroni saktë ndërveprimet dhe aktivitetet e klientëve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Minimumi 1 vit përvojë në shërbim ndaj klientit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës spanjolle (niveli B2, C1 ose C2).
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Mjedis pune i ngrohtë dhe mikpritës.
- Mundësi bashkëpunimi me një ekip global, si edhe benefite të tjera.