Përshkrimi:
Fusha sh.p.k. është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri. Themeluar në vitin 1994, me një gamë të gjerë shërbimesh si: Ndërtim, Infrastrukturë, Pastrim, Real Estate, Prodhim, etj., kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik të Ndërtimit, në pozicionin:
Inxhinier Ndërtimi Zbatim
Inxhinieri i ndërtimit zbatim do të jetë përgjegjës për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare dhe administrative, sipas afateve e procedurave të kompanisë.
Detyrat:
- Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor, si proces-verbale, libreza masash, akte piketimi e kontrolli etj.;
- Ndjek dhe përpilon aprovimin e materialeve që implementohen/përdoren në kantier;
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurisë së shëndetit e jetës në punë, duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacioneve në fuqi;
- Marrja në dorëzim e punimeve të zbatimit, kryerja e inspektimeve të rregullta;
- Zbatimi me rigorozitet i kushteve të kontratave të sipërmarrjes të komunikuara nga departamenti juridik;
- Asistenca gjatë punimeve në objekt sipas kërkesave të drejtuesit të kantierit;
- Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktorëve;
- Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre, si dhe i makinerive gjendje në vendin e punës;
- Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore me problematikat dhe ecurinë përkatëse;
- Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore);
- Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brenda kompanisë, njëkohësisht me supervizorin dhe investitorin;
- Detyra të tjera siç mund të nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet:
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Përvojë pune minimumi 7 vjet si Inxhinier Ndërtimi;
- Të zotërojë mirë programin AutoCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
- Avantazh kanë personat që janë marrë me zbatim projektesh civile mbi 7 kate;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, menaxheriale dhe organizuese;
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve;
- Të ketë patentë të klasit B;
- Të ketë njohuri shumë të mira në anglisht.