Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë2 javë më parëFull Time
Duke u mbështetur në nenin 10 dhe nenin 11, paragrafin 1, nënparagrafin 1.13 të Ligjit nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) hap konkursin në vijim:
Konkurs
për plotësimin e
një (1) vendi pune: Specialist për Kërkesat për Pagesë dhe Rikthimet
Të dhëna të përgjithshme
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) vepron si entitet juridik i pavarur, i krijuar me ligj për të mundësuar qasje më të lehtë në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë. Instrumentet e garancisë kreditore të FKGK-së shërbejnë për zhvillimin e sektorit privat, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe nxitjen e punësimit të ri. Kështu, Fondi ndihmon në forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe të shërbimeve të ndërmarrjeve që gjenerojnë vlerë të shtuar për ekonominë.
Lehtësimi i financimit për NMVM-të i mundëson FKGK-së të përkrahë investimet private dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve vendore. Kjo mbështetje përmirëson rezultatet e sektorit privat dhe ndihmon në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës
Specialisti për Kërkesat për Pagesë dhe Rikthimet kontribuon në administrimin dhe shqyrtimin e kërkesave për pagesën e garancive kreditore në FKGK, si dhe në përcjelljen dhe kontrollimin e rikthimeve nga kreditë për të cilat Fondi ka kryer pagesën e garancisë. Fushëveprimi i tij përfshin detyrat në vijim:
Respektimi i politikave dhe procedurave: Kujdeset që të zbatohen politikat dhe procedurat e FKGK-së për administrimin e rrezikut të garancive kreditore, bashkë me detyrimet e Marrëveshjeve të Garancisë që kanë të bëjnë me kërkesat për pagesë dhe rikthimet.
Administrimi dhe menaxhimi i kërkesave për pagesë të Institucioneve të Regjistruara Financiare (IRF), duke përfshirë:
Kontrollimin dhe analizimin e dokumenteve që IRF-të paraqesin për kërkesat për pagesë, për të përcaktuar nëse përmbushen kushtet e Marrëveshjeve të Garancisë dhe politikat e brendshme të FKGK-së;
Hartimin e rekomandimeve dhe propozimeve për kërkesat e pranuara për pagesë, si dhe paraqitjen e tyre, kur nevojitet, në Komisionin për Kërkesa për Pagesë.
Administrimi dhe përcjellja e rikthimeve të kredive me garanci të paguara, duke përfshirë:
Përcjelljen e masave që IRF-të ndërmarrin për rikthimin e mjeteve të paguara përmes garancive kreditore;
Mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm me IRF-të për ecurinë e rikthimeve pas pagesës së garancisë dhe për veprimet e realizuara;
Shqyrtimin e mundësive të rikthimit dhe dallimin e rasteve që kanë nevojë për ndjekje të mëtejshme;
Përcjelljen dhe kontrollimin e vlerave monetare të rikthyera;
Hartimin e raporteve mbi gjendjen, ecurinë dhe rezultatet e proceseve të rikthimit.
Administron kërkesat për pagesë dhe rikthimet në marrëdhëniet me institucionet rigarantuese, duke u kujdesur për menaxhimin, dokumentimin dhe përcjelljen e kërkesave dhe të mjeteve të rikthyera sipas marrëveshjeve përkatëse.
Shqyrton portofolin e kërkesave për pagesë dhe të rikthimeve, duke analizuar të dhënat sipas sektorëve ekonomikë, rajoneve, veçorive të bizneseve, institucioneve financiare dhe faktorëve të tjerë relevantë. Përmes kësaj analize identifikon prirjet dhe arsyet e mospagesës, vlerëson rezultatet e rikthimeve dhe rekomandon masa për uljen e rrezikut.
Realizon kontrollin e cilësisë duke shqyrtuar nëse përmbushen kushtet dhe kërkesat e Marrëveshjeve të Garancisë mes IRF-ve dhe FKGK-së, veçanërisht sa i përket dokumentacionit, procedurave dhe veprimeve për kërkesat për pagesë dhe rikthimet.
Mbështetja dhe aftësimi i IRF-ve: Planifikon dhe zhvillon trajnime për zyrtarët e IRF-ve që merren me rikthimet. Trajnimet mbulojnë paraqitjen dhe përpunimin e kërkesave për pagesë, kriteret e pranueshmërisë, dokumentet e kërkuara, detyrimet pas pagesës së garancisë dhe procedurat e përcjelljes e të realizimit të rikthimeve.
Angazhimi në terren: Kryen vizita të rregullta në IRF dhe, kur është e nevojshme, te NMVM-të, për të kontrolluar informacionet relevante, për të shqyrtuar raste të veçanta, për të vlerësuar masat e rikthimit dhe për të identifikuar mundësi për përmirësimin e proceseve.
Përmbush edhe detyra të tjera relevante që ia cakton mbikëqyrësi, brenda natyrës dhe përgjegjësive të këtij vendi pune.
Kriteret e kualifikimit
Për rolin Specialist për Kërkesat për Pagesë dhe Rikthimet kërkohet përmbushja e këtyre kritereve:
Arsim universitar i përfunduar në ekonomi, financë, administrim biznesi, drejtësi, bujqësi ose në një drejtim tjetër të përshtatshëm për këtë punë;
Përvojë relevante pune prej së paku pesë (5) vjetësh në huadhënie, mbledhje detyrimesh ose veprimtari të tjera të lidhura me kreditimin;
Preferohet angazhimi i mëparshëm në sektorin bankar ose në fusha të lidhura me sektorin financiar.
Gjatë përzgjedhjes do të shqyrtohen aftësitë dhe kompetencat në vijim:
Zotërim i mirë i njohurive mbi produktet bankare dhe operacionet e bankave;
Aftësi të zhvilluara për analizë dhe marrje vendimesh;
Njohje e procedurave të rikthimit të kredive, përmbarimit dhe realizimit të kolateralit;
Zotësi për të interpretuar marrëveshje kreditore dhe dokumentet që lidhen me to;
Punë e saktë dhe kujdes ndaj hollësive;
Komunikim i mirë dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
Fazat e vlerësimit
Vlerësimi i kandidatëve organizohet në tri faza:
Shqyrtohen aplikacionet për të përcaktuar përmbushjen e kritereve minimale të këtij përshkrimi të pozitës (TOR);
Personat që përfshihen në listën e ngushtë i nënshtrohen testit me shkrim;
Ata që sigurojnë pragun e nevojshëm të pikëve në testin me shkrim ftohen për intervistë dhe vlerësim.
Kushtet e angazhimit
Në përputhje me strukturën organizative të FKGK-së, Specialisti për Kërkesat për Pagesë dhe Rikthimet do t’i bashkohet stafit të rregullt dhe do ta ushtrojë punën në zyrat e FKGK-së në Prishtinë. Pozita kërkon gatishmëri për udhëtime dhe takime në të gjithë vendin.
Për Specialistin për Kërkesat për Pagesë dhe Rikthimet parashihet kontratë një (1)-vjeçare. Vazhdimi i saj është i mundur nëse vlerësimi i performancës jep rezultate të kënaqshme dhe nëse respektohen politikat dhe standardet e brendshme institucionale të FKGK-së.
Sipas nevojave të FKGK-së, Specialistit për Kërkesat për Pagesë dhe Rikthimet do t’i mundësohen trajnime të specializuara.
Në kontratën e punës përfshihen një pagë mujore konkurruese dhe përfitime nga sigurimi shëndetësor dhe sigurimi i jetës.
Dokumentet e kërkuara
Jetëshkrim, Curriculum Vitae (CV);
Letër motivuese;
Diploma dhe certifikata, së bashku me dëshmi të trajnimeve përkatëse.
Afati i konkursit përfundon më 03.11.2026, në orën 16:30.

Punët e Kompanisë Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (3)