Njoftim për rekrutim
Fondacioni Sheika Fatima Bint Mubarak per Gruan, në përputhje me angazhimin e tij për avancimin e arsimit, aftësimit profesional dhe fuqizimin e grave e vajzave, hap konkurs për këtë vend pune:
PEDAGOGE — 1 pozitë
Vendi i punës: Fushë Kosovë
Lloji i angazhimit: Orar i plotë
Kohëzgjatja e angazhimit: 1 Vit
I. Qëllimi i pozitës
Pedagogu/Pedagogia do të ofrojë mbështetje profesionale pedagogjike për zhvillimin, organizimin, përcjelljen dhe përmirësimin e procesit edukativ dhe të aftësimit profesional në Fondacion.
Roli kontribuon në garantimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies, në mbështetjen profesionale të trajnerëve, si edhe në zbatimin e standardeve dhe procedurave pedagogjike të Fondacionit.
II. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Të ndihmojë në planifikimin, organizimin dhe realizimin e procesit edukativ e të aftësimit profesional, si dhe të ndjekë zbatimin e planeve dhe programeve mësimore.
- Të bashkëpunojë me trajnerët dhe t'u ofrojë këshillim profesional për përmirësimin e metodologjisë së mësimdhënies, përdorimin e metodave e teknikave bashkëkohore dhe përgatitjen apo përdorimin e materialeve mësimore.
- Të përcjellë cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies, progresin e kursantëve, si dhe të propozojë masa për rritjen e rezultateve të nxënies.
- Të identifikojë nevojat pedagogjike dhe profesionale të trajnerëve dhe të ndihmojë në krijimin e një ambienti pozitiv, gjithëpërfshirës dhe profesional për nxënie.
- Të punojë së bashku me Koordinatorin/en për Sigurimin e Cilësisë dhe stafin administrativ për zbatimin e avancimin e procedurave të sigurimit të cilësisë, si dhe në proceset e vlerësimit të brendshëm.
- Të mbështesë akreditimin dhe monitorimin e programeve, të përgatisë raporte, analiza e rekomandime pedagogjike dhe të marrë pjesë në takime, trajnime e aktivitete profesionale.
- Të sigurojë respektimin e rregulloreve, procedurave dhe standardeve të Fondacionit, si dhe të kryejë detyra të tjera profesionale të lidhura me pozitën, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
III. Kualifikimet dhe kriteret e përgjithshme
Kandidati/ja duhet t'i përmbushë kushtet vijuese:
Kualifikimi arsimor
- Të ketë të paktën diplomë Bachelor në Pedagogji.
- Diploma, kur kërkohet, duhet të jetë e njohur/validuar sipas legjislacionit në fuqi.
Përvoja profesionale
- Të ketë minimumi 5 (pesë) vite përvojë pune në mësimdhënie.
- Përvoja duhet të jetë fituar në:
- institucione për aftësim profesional; ose
- shkolla të nivelit të mesëm të lartë/gjimnaz.
- Përvoja në arsimin dhe aftësimin profesional (AAP/VET) do të konsiderohet përparësi.
Aftësitë profesionale
Kandidati/ja duhet të dëshmojë:
- Njohuri të mira në pedagogji dhe metodologji të mësimdhënies.
- Njohuri për proceset e nxënies dhe vlerësimit.
- Shkathtësi në planifikimin dhe organizimin e punës.
- Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip.
- Aftësi për hartimin e raporteve dhe dokumentacionit pedagogjik.
- Përgjegjësi, integritet dhe profesionalizëm të lartë.
IV. Kriteret e preferuara
Përparësi kanë kandidatët që:
- Kanë punuar në institucione të arsimit dhe aftësimit profesional (AAP).
- Kanë përvojë në sigurimin dhe monitorimin e cilësisë në arsim.
- Kanë përvojë në zhvillimin dhe monitorimin e programeve të trajnimit.
- Kanë njohuri për proceset e akreditimit të programeve të arsimit dhe aftësimit profesional.
- E njohin gjuhën angleze, sidomos për komunikim profesional dhe lexim të dokumentacionit.
- Kanë përvojë pune me gra, të rinj ose grupe të ndryshme përfituesish.
- Kanë përvojë në përgatitjen e planeve, raporteve dhe dokumenteve pedagogjike.
V. Kushtet e angazhimit
- Pozita angazhohet me orar të plotë.
- Puna realizohet në hapësirat e Fondacionit Sheikha Fatima Bint Mubarak per Gruan.
- Orari caktohet sipas rregullores së brendshme dhe nevojave të Fondacionit.
- Paga dhe kushtet e tjera të punës përcaktohen në përputhje me politikat dhe buxhetin e Fondacionit, ndërsa detajohen në kontratën e punës.
VI. Dokumentet e kërkuara
- CV e përditësuar.
- Letër motivimi.
- Kopje e diplomës Bachelor në Pedagogji.
- Dëshmi për përvojën e punës, përfshirë vërtetime pune, kontrata, referenca ose dokumente të tjera përkatëse.
- Kopje të dokumenteve të tjera profesionale relevante, nëse disponohen.
- Dokumentacion shtesë që vërteton përvojën në AAP (Arsimin dhe Aftësimin Profesional), nëse është e zbatueshme.
VII. Procedura e përzgjedhjes
Përzgjedhja do të realizohet në mënyrë profesionale dhe transparente dhe mund të përfshijë këto faza:
Faza I – Shqyrtimi i aplikacioneve
Do të kontrollohet nëse janë përmbushur kriteret minimale të konkursit, përfshirë kualifikimin arsimor dhe përvojën profesionale.
Faza II – Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që i përmbushin kriteret minimale do të vlerësohen bazuar në:
- Kualifikimin arsimor.
- Përvojën profesionale.
- Përvojën në AAP.
- Njohuritë pedagogjike.
- Aftësitë komunikuese dhe organizative.
- Njohjen e gjuhës angleze.
- Përvojën në sigurimin e cilësisë dhe/ose akreditim.
Faza III – Intervista
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Intervista do të përqendrohet në:
- Njohuritë profesionale.
- Përvojën në mësimdhënie.
- Qasjen pedagogjike.
- Aftësinë për bashkëpunim me trajnerët.
- Aftësinë për monitorim dhe përmirësim të cilësisë.
- Aftësinë për identifikim dhe zgjidhje të problemeve.
- Motivimin për të punuar në Fondacion.
Fondacioni mund të kërkojë dokumente ose dëshmi shtesë gjatë procedurës së përzgjedhjes.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen për fazat e mëtejshme do të kontaktohen.