Foleja Living, pjesë e grupit foleja, po kërkon Menaxher/e të Shitjes të orientuar drejt arritjes së rezultateve, i/e cili/a do të ketë rol kyç në procesin e shitjes së banesave dhe lokaleve, si edhe në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët.
Në këtë pozitë, do të jeni përgjegjës për menaxhimin e shitjeve të projekteve rezidenciale të Foleja
Living, duke siguruar një përvojë profesionale dhe transparente për çdo blerës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive efektive të shitjes për projektet rezidenciale.
- Menaxhimi i procesit të plotë të shitjes – nga prezantimi i pronave dhe negociatat deri te finalizimi i marrëveshjeve.
- Njohuri dhe prezantim profesional i karakteristikave teknike të banesave (si sipërfaqja në m², ndarja e hapësirave, përmbajtja, orientimi, materialet ndërtimore dhe përparësitë e projektit).
- Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientë të rinj, si dhe mirëmbajtja e kontakteve ekzistuese.
- Organizimi i takimeve, prezantimeve dhe tureve të pronave për klientët potencialë.
- Analizimi i tregut të pasurive të paluajtshme dhe përshtatja e strategjive të shitjes sipas trendeve dhe kërkesës.
- Përgatitja e raporteve të shitjeve dhe parashikimeve mujore.
Kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në shitje (përparësi ka përvoja në Real Estate)
- Njohuri bazë mbi aspektet teknike të banesave dhe ndërtimit.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negociimi.
- Orientim i fortë drejt klientit dhe rezultateve.
- Njohuri mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe procesin e shitjeve.
- Patentë shofer (Kategoria B).
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Mjedis pune profesional, bashkëpunues dhe inovativ, në një kompani që po transformon mënyrën e jetesës urbane.