Përshkrimi
Firstwood SHPK synon të angazhojë një Arkitekt/e Senior/e me së paku 5 vite eksperiencë profesionale, i/e cili/a do t’i bashkohet ekipit dhe do të marrë pjesë në hartimin e zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe komerciale të standardit të lartë. Kandidati/ja i/e përshtatshëm/me duhet të zotërojë kompetenca të avancuara projektuese e teknike, kujdes të lartë për detajet dhe aftësi për të udhëhequr projektet prej fazës së konceptimit deri te realizimi.
Detyrat
- Hartimi dhe mbikëqyrja e koncepteve arkitekturore, si edhe e projekteve të hollësishme.
- Krijimi i vizatimeve teknike, modeleve 3D dhe prezantimeve për projekte.
- Përgatitja dhe bashkërendimi i dokumentacionit teknik të nevojshëm për leje dhe miratime.
- Hartimi dhe paraqitja e aplikimeve për leje ndërtimi dhe leje/miratime të tjera përkatëse.
- Bashkëpunimi me klientë, inxhinierë, kontraktorë dhe institucionet përkatëse.
- Udhëheqja e ecurisë së projektit nga koncepti deri në zbatim.
- Zbulimi dhe adresimi i çështjeve projektuese e teknike.
- Verifikimi i dokumentacionit të projektit dhe sigurimi i respektimit të standardeve të cilësisë e projektimit.
- Kryerja e punës në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me ekipin multidisiplinar.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Të paktën 5 vite përvojë profesionale në arkitekturë.
- Përvojë e provuar në përgatitjen e dokumentacionit të projekteve dhe të aplikimeve për leje/miratime.
- Njohuri të shkëlqyera të AutoCAD, Revit, SketchUp dhe V-Ray.
- Njohja e programeve të tjera për projektim konsiderohet përparësi.
- Kompetenca të mira projektuese, analitike, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Njohuri profesionale të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira për komunikim dhe organizim.
- Aftësi për punë të pavarur dhe për marrjen e përgjegjësisë mbi projektet.
- CV dhe portofol të obligueshëm.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja dhe portofoli i kandidatit/es.