Përshkrimi
First Point është në kërkim të një Kuzhinier Vlore.
Detyrat
- Përgatit lloje të ndryshme gatimesh, duke zbatuar standardet e duhura për trajtimin e ushqimit dhe higjienën sanitare.
- Realizon produkte dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë sipas kërkesave.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Kujdeset që hapësira dhe pajisjet e punës të jenë të pastra.
- Siguron përgatitjen e mjeteve të nevojshme për punë në kuzhinë.
- Kryen përgatitjet paraprake të përbërësve për gatimet e planifikuara.
- Bashkëpunon me kolegët dhe drejtuesit, si edhe kryen detyra të tjera përkatëse.
Kualifikimet
- Të posedojë diplomë të shkollës profesionale për këtë profil.
- Përvojë në role të ngjashme.
Aftësi të tjera:
- Të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Të njohë dhe të zbatojë receta të ndryshme gatimi.
- Të zotërojë gjuhën angleze.
- Të ketë përvojë pune të mëparshme.
- Punësimi është me kohë të plotë dhe jo sezonal.