KONKURS
ZYRTAR LIGJOR PËR KOLEKTIME –
PRISHTINE
DETYRAT KRYESORE:
- Të komunikojë dhe të administrojë rregullisht klientët që bëjnë pjesë në portfolion e tij/saj.
- Të realizojë vizita periodike në terren te klientët e portofolit, si edhe pranë organeve përmbarimore.
- Të analizojë me kujdes dhe profesionalizëm ekspozimet kreditore jo-performuese, duke sugjeruar zgjidhjet e përshtatshme për këto kredi.
- Të nisë procedurat përmbarimore kundër klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat.
- Të bashkëpunojë ngushtë me ekzekutorët e gjykatave dhe përmbaruesit privatë për realizimin e kërkesave ligjore ndaj klientëve.
- Të përfaqësojë institucionin në çështjet që lidhen me klientët në procedura përmbarimore dhe/ose civile.
- Të hartojë raporte të rregullta për aktivitetet që kanë të bëjnë me klientët e portofolit të tij/saj.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të lidhura me administrimin e ekspozimeve jo performuese.
KUALIFIKIMET:
- Përparësi kanë kandidatët e diplomuar në Drejtësi, Ekonomi ose administrim Biznesi.
- Përvoja në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën përmbarimore ose fusha të ngjashme konsiderohet avantazh.
- Shkathtësi të larta në komunikim dhe organizim.
- Aftësi të avancuara analitike.
- Të jetë i/e përkushtuar dhe i/e motivuar vetë për arritjen e suksesit.
- Njohuri në paketën Microsoft Office.
- Të ketë Patent Shofer të kategorisë B.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
FINCA Kosovë bën pjesë në rrjetin FINCA Impact Finance, i cili përfshin 13 institucione mikrofinanciare dhe banka. Ky grup ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale, duke u krijuar individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta mundësi për të investuar në të ardhmen e tyre.