Përkthyes/e për gjuhët anglisht–shqip dhe anasjelltas
FINART SH.P.K. kërkon të punësojë një përkthyes/e për gjuhët anglisht–shqip dhe anasjelltas, me orar të plotë pune, 08:00–16:00.
Detyrat kryesore
- Përkthimi i dokumenteve nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas
- Ofrimi i përkthimit simultan dhe konsekutiv gjatë takimeve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera
- Rishikimi i përkthimeve për saktësi gjuhësore dhe terminologjike
- Respektimi i afateve dhe ruajtja e konfidencialitetit të dokumenteve.
Kriteret
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe shqipe
- Aftësi në përkthimin me shkrim, simultan dhe konsekutiv
- Aftësi të mira në redaktimin e dokumenteve zyrtare
- Përpikëri, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve