Fashion Group Albania renditet ndër kompanitë kryesore në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të modës ndërkombëtare dhe tashmë është pjesë e Albi Group. E krijuar në vitin 2005, FGA vepron si përfaqësuese ekskluzive për disa nga markat më të njohura botërore të modës dhe aksesorëve, si: Mango, Parfois, Springfield, Cortefiel, Geox, Okaïdi, Prenatal, Carpisa, Women’secret, Aldo,Tom Tailer.
Albi Group u themelua më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, dhe është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një kompani të rëndësishme në fushat e shitjes me pakicë, pasurive të paluajtshme, shpërndarjes së produkteve FMCG, shërbimeve ushqimore dhe mikpritjes. Grupi vë theks të veçantë te kënaqësia e klientit, përgjegjësia sociale dhe qëndrueshmëria mjedisore, me synimin për të ndikuar pozitivisht në komunitet.
Pozicioni: Punëtor Magazine
Njësia: Logjistikë TEG
Përmbledhja e Pozicionit:
Fashion Group Albania është në kërkim të të rinjve dhe punonjësve të aftë që duan t’i bashkohen ekipit të logjistikës në TEG. Personi i përzgjedhur do të kujdeset për administrimin e magazinave të FGA dhe do të ndjekë proceset e ngarkim-shkarkimit për importet dhe eksportet që realizon kompania.