Njoftim për punësim
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore, suplementeve dhe artikujve të tjerë të kompanisë.
- Krijimi dhe ruajtja e raporteve me klientët.
- Kryerja e vizitave periodike në barnatore, institucione shëndetësore dhe te klientët e mundshëm.
- Gjetja e mundësive të reja të shitjes dhe zgjerimi i bazës së klientëve.
- Hartimi i raporteve dhe ndjekja e veprimtarive të marketingut.
- Koordinimi me ekipin e shitjes dhe sektorët e tjerë të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Mjekësi, Farmaci ose në një prej fushave të tjera të shkencave mjekësore/shëndetësore.
- Përvojë në marketing apo shitje; përvoja në industrinë farmaceutike konsiderohet avantazh.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe negocim.
- Përkushtim, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë punës.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
- Njohja e anglishtes dhe italishtes është përparësi.
Çfarë ofrohet:
- Pagesë konkurruese.
- Mundësi për rritje profesionale.
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi për përparim në karrierë.
Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
FARMITALIA SHPK
Bashkohuni me ekipin tonë!