Përshkrimi i pozicionit
FareBau Albania kërkon të punësojë një Inxhinieri/e Preventivues/e (Kostoist/e) me eksperiencë në përgatitjen e preventivave dhe vlerësimin e kostove të projekteve të ndërtimit. Për këtë rol nevojiten aftësi analitike, njohuri të mira teknike dhe ekonomike, si dhe përvojë në shqyrtimin e çmimeve, përllogaritjen e sasive dhe hartimin e dokumentacionit tekniko-ekonomik, për të mbështetur planifikimin dhe zbatimin me efikasitet të projekteve.
Përgjegjësitë
- Përgatit preventivat e projekteve të ndërtimit dhe kryen përllogaritjet e kostove përkatëse.
- Përcakton sasitë e punimeve duke u mbështetur në projektet teknike dhe dokumentet shoqëruese.
- Shqyrton projektet për të kontrolluar përputhjen e vizatimeve me specifikimet teknike dhe preventivat.
- Harton analiza çmimesh për zërat e punimeve, materialet dhe fuqinë punëtore.
- Rishikon preventivat në përputhje me ndryshimet në projekt dhe kërkesat teknike.
- Koordinon punën me projektuesit, inxhinierët e zbatimit dhe departamentet e tjera për të garantuar të dhëna të sakta.
- Kryen përllogaritje paraprake të kostove për projektet e reja.
- Kontribuon në hartimin e dokumentacionit teknik dhe ekonomik.
- Verifikon sasitë e punimeve të realizuara dhe i krahason me sasitë e parashikuara në preventiv.
- Kujdeset për administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit teknik dhe ekonomik të projekteve.
Kriteret e kualifikimit
- Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Ekonomike.
- Nevojiten të paktën 5 vite eksperiencë në përgatitjen e preventivave dhe llogaritjen e kostove në ndërtim.
- Kërkohen njohuri për interpretimin e projekteve teknike, hartimin e analizave të çmimeve dhe përllogaritjen e sasive, si edhe për përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel, dhe programeve profesionale të preventivimit.
- Nevojiten njohuri të legjislacionit dhe standardeve teknike të ndërtimit, si dhe të analizës së tregut, ndjekjes së kostove dhe kontrollit të situacioneve të punimeve.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në analizë, organizim, komunikim, punë në grup dhe menaxhim të afateve.
- Eksperienca në projekte civile, industriale ose infrastrukturore vlerësohet si përparësi.
Dokumentet e kërkuara