Përshkrimi
Inxhinieri i Ndërtimit menaxhon, organizon dhe mbikëqyr tërësinë e proceseve të punës në kantier, duke garantuar që projekti të realizohet sipas projekteve të zbatimit, standardeve teknike dhe afateve të përcaktuara.
Detyrat
- Verifikon vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit, bazuar në listën e miratuar.
- Analizon projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit, duke evidentuar vërejtjet kur zbulohen mangësi.
- Vë në zbatim organizimin e punimeve, përgatit planet ditore, javore dhe mujore, pastaj ua paraqet eprorëve për diskutim ose miratim.
- Zbaton metodologjinë e ndërtimit dhe i rekomandon drejtuesit alternativat më të përshtatshme për përmbushjen e grafikut të punimeve.
- Monitoron ecurinë e punës së nënkontraktorëve, grupeve të punës dhe individëve të angazhuar në objekt.
- Siguron që punimet të kryhen në pajtim me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet.
- Organizon dhe bashkërendon proceset e punës gjatë zbatimit.
- Ndjek me kujdes dhe respekton me përpikëri rregullat e sistemit teknik.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar universitetin në Inxhinieri të ndërtimit.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë.
- Të zotërojë programet bazë dhe Autocad.
- Të ketë orientim të lartë drejt rezultateve, cilësisë së punës dhe respektimit të afateve të projektit.