Përshkrimi
Kompania jonë synon të plotësojë ekipin me një Arkitekt Zbatimi që ka 5–10 vjet eksperiencë, për t’u angazhuar në projektin e Radisson Hotel Group në Borsh.
Detyrat kryesore
- Të mbikëqyrë dhe të verifikojë realizimin e projekteve arkitektonike në kantier sipas projektit të miratuar dhe dokumentacionit teknik.
- Të vlerësojë cilësinë e punimeve dhe të sigurohet që ato respektojnë projektin, specifikimet teknike dhe standardet përkatëse.
- Të mbajë koordinim të pandërprerë me inxhinierët, projektuesit, drejtuesit e kantierit, kontraktorët dhe ekipet që kryejnë zbatimin.
- Të analizojë dhe të interpretojë vizatimet teknike, detajet arkitektonike dhe dokumentet e projektit.
- Të kontrollojë detajet arkitektonike, me vëmendje të veçantë ndaj realizimit të detajeve të rifiniturave dhe sistemeve.
- Të kontrollojë përputhjen e projektit arkitektonik me projektet e tjera teknike dhe të identifikojë konfliktet përpara se të ndikojnë në ecurinë e zbatimit.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Arkitekturë.
- Të zotërojë 5–10 vjet eksperiencë profesionale në mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve dhe kontrollin e punimeve në kantier.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi projektin arkitektonik, detajet e zbatimit dhe materialet e ndërtimit.
- Të lexojë dhe të interpretojë me aftësi shumë të mira vizatimet teknike dhe specifikimet e punimeve.
- Të njohë mirë AutoCAD dhe programe të tjera profesionale të fushës.
- Të jetë i aftë të organizojë punën, të trajtojë problematikat dhe të koordinojë njëkohësisht disa procese.
- Të jetë i gatshëm të mbikëqyrë nga afër proceset e zbatimit dhe të sigurojë standarde të larta cilësie.
Përfitimet e ofruara:
Ofrohen pagë shumë e mirë dhe bonuse periodike që varen nga performanca.
Dokumentet e kërkuara