Përshkrim
Fa Mulan po kërkon një Ndihmës Kuzhinier/e për t’iu bashkuar ekipit.
Detyrat kryesore:
- Të asistojë kuzhinierin në përgatitjen e ushqimeve dhe përbërësve, duke ndjekur udhëzimet e tij.
- Të kryejë larjen, pastrimin dhe prerjen e artikujve ushqimorë.
- Të mbajë të pastër dhe të rregullt hapësirën e kuzhinës, si edhe pajisjet e saj.
- Të respektojë standardet e higjienës dhe sigurisë së ushqimit.
Kërkesat:
- Përvoja e mëhershme në kuzhinë konsiderohet përparësi.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u avancuar në këtë profesion.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për punë gjatë ngarkesës së lartë.
- Saktësi, ndjenjë përgjegjësie dhe vëmendje ndaj hollësive.
Adresa: Pranë gjykatës së rrethit, Tiranë