KONKURS PUNE
Extra Fruit Fillings Sh.p.k. po kërkon një Administratore – Asistente Administrative për lokacionin në Prizren.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistron dhe menaxhon shitjet në sistemin e kompanisë.
- Harton dhe verifikon faturat, së bashku me dokumentet shoqëruese.
- Përgatit listat e ngarkesave dhe bashkërendon punën me depon, sektorin e shitjes dhe transportin.
- Regjistron dhe kontrollon faturat e papaguara, si edhe arkëtimet.
- Organizon dhe mirëmban dokumentacionin administrativ.
- Përpilon raporte dhe analiza lidhur me shitjet.
- Kontrollon dhe përditëson gjendjen e stokut.
- Komunikon me klientët dhe departamentet e ndryshme të kompanisë.
- Shtyp dhe administron etiketat.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera administrative sipas nevojave.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Kërkohet arsim i mesëm ose universitar, preferohet në ekonomi, administratë ose drejtime të ngjashme.
- Njohuri të mira të programeve Pro-Data , Microsoft Office, me theks të veçantë në Excel dhe Word.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe kujdes i lartë për detajet.
- Aftësi për punë të pavarur, si dhe bashkëpunim në ekip.
- Përvoja në administratë, shitje apo financa përbën avantazh.
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.