Konkurs pune
exCoins.me, një prej kompanive udhëheqëse në këmbimin e kripto-aseteve në Kosovë, ka hapur një vend të lirë pune për pozitën Arkëtar / Arkëtare.
LLOJI I PUNËS: Me orar të plotë
LOKACIONI: Ferizaj
PËRGJEGJËSITË / DETYRAT KRYESORE:
- Pranimi dhe realizimi i pagesave nga klientët sipas procedurave të përcaktuara nga kompania.
- Ofrimi i një shërbimi profesional, të saktë dhe cilësor për klientët.
- Hartimi i raporteve ditore dhe njoftimi për çdo parregullsi të evidentuar.
- Respektimi i politikave të brendshme dhe procedurave të kompanisë.
SHKATHTËSITË DHE KUALIFIKIMET:
- Diploma universitare konsiderohet përparësi.
- Përvoja e mëparshme si arkëtar/e vlerësohet si avantazh.
- Aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe me shkrim.
- Njohuri themelore në përdorimin e kompjuterit.
- Përpikëri në punë, ndjenjë përgjegjësie dhe besueshmëri.
NE OFROJMË:
- Një mjedis pune profesional, dinamik dhe me frymë bashkëpunimi.
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
- Benefite në përputhje me politikat e kompanisë.
- Rastin për t'iu bashkuar një ekipi lider në industrinë e kripto-aseteve në Kosovë.