Përshkrimi
Shoqëria "Evokhni" shpk, e angazhuar në sektorin ushqimor që nga 1993, po kërkon një Agjent Shitjesh (Mashkull).
Detyrat
- Identifikon klientë të rinj.
- Krijon, ruan dhe zhvillon raportet tregtare me klientët, duke u siguruar që nevojat e tyre të përmbushen sipas standardeve më të larta.
- Ndjek në vijimësi marrëdhëniet me klientët.
- Zbaton planin e kompanisë dhe kujdeset për praninë e produkteve të përcaktuara.
- Monitoron debitet në territorin që mbulon.
- Diskuton me klientët për vendosje më të favorshme dhe ekspozim më të gjerë të produkteve.
- Mban komunikim profesional dhe kontakt të rregullt me klientët.
- Përgatit raportime në përputhje me kërkesat dhe standardet e raportimit.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune me Markete+ Supermarkete.
- Të jetë person me integritet dhe vullnet për punë.
- Të posedojë aftësi të mira në komunikim.
- Të mund të punojë në ekip.
- Të ketë patjetër arsim të mesëm ose të lartë.
- Mund të pranohen kandidatë me ose pa eksperiencë.
- Të ketë leje drejtimi për automjet të kategorisë B.
- Mosha e kandidatit të jetë nga 25-35 vjec.