Përshkrimi
EVEREST I.E po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozitën Delivery.
Detyrat
- Dërgimi i porosive te klientët në përputhje me planifikimin ditor.
- Menaxhimi me korrektësi i çështjeve financiare që lidhen me faturat dhe mjetet monetare.
- Ofrimi i komunikimit të sjellshëm dhe të dobishëm me klientët, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke trajtuar ankesat ose problemet që lidhen me produktet.
Kualifikimet
- Të jetë person energjik, i përgjegjshëm dhe i aftë të kryejë dorëzimet sipas udhëzimeve.
- Të posedojë aftësi të mira komunikimi.
- Përvoja e mëparshme si delivery konsiderohet përparësi.
- Të ketë leje drejtimi të kategorisë B, të tregojë korrektësi gjatë ngasjes së mjetit dhe mosha e preferuar të jetë mbi 20 vjeç.