Përshkrimi
Për promovimin dhe reklamimin e produkteve të saj, Evapify Albania kërkon të angazhojë Promotore në Terren.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve në pika të ndryshme.
- Informimi i klientëve për produktet përmes komunikimit me ta.
- Paraqitja e produkteve në mënyrë profesionale.
- Kontributi në aktivitetet e promovimit dhe të marketingut në terren.
- Përgatitja e raportimeve për aktivitetet promocionale dhe rezultatet e tyre.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në promovim, marketing ose shitje në terren.
- Zotërim i aftësive shumë të mira për komunikim.
- Energji, shkathtësi dhe natyrë aktive.
- Aftësi për të vendosur komunikim të mirë me klientët.
- Qasje e përgjegjshme dhe korrekte ndaj punës.
- Aftësi për bashkëpunim në grup.
- Gatishmëri për angazhim në ambiente të ndryshme dhe gjatë aktiviteteve promocionale.
Kushtet e ofruara:
- Pagesë prej 70,000 – 100,000 Lekë, e përcaktuar sipas eksperiencës dhe angazhimit.
- Angazhim ditor prej 6–8 orësh, me mundësi diskutimi të orarit në varësi të angazhimit.
- Mjedis pune me standard profesional.
- Trajnim për produktet dhe veprimtaritë promocionale.
Dokumentet e kërkuara