Përshkrimi
Kjo pozitë është për Elektricist per punime civile.
Kandidati duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme profesionale në Elektrik ose të ketë ndjekur kurse të ndryshme teknike në këtë fushë.
Detyrat
- Kryen punime elektrike në objekte civile dhe industriale.
- Bashkëpunon në mënyrë efikase me pjesën tjetër të ekipit.
- Mbikëqyr zhvillimin e punimeve në kantier.
- Harton listën e materialeve dhe të veglave të nevojshme gjatë procesit të punës.
- Realizon instalimin dhe montimin e pajisjeve sipas detyrave të caktuara.
- Raporton te personat përgjegjës për gjendjen dhe ecurinë e objektit.
- Siguron zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në kantier.
- Përmbush edhe detyra të tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet
- Duhet të ketë njohuri të mira për punimet elektrike në ndërtesa civile dhe industriale.
- Duhet të njohë mirë materialet elektrike dhe veglat e punës.
- Të jetë i aftë të identifikojë dhe të përcaktojë materialet e nevojshme për mirëmbajtje dhe për punime të ndryshme rutinë të rrjetit elektrik.
- Kërkohet të paktën 5 vjet përvojë pune.
- Duhet të ketë njohuri të mira të rregullores së sigurimit Teknik.
- Kërkohen njohuri të mira në sistemet e rrymave të dobta.
- Duhet të jetë i gatshëm për punë në çdo qytet të Shqipërisë.
- Duhet të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.