Specialist/e Prokurimesh
EURONDËRTIMI 2000 sh.p.k., kompani me eksperiencë të konsoliduar në sektorin e ndërtimit dhe në realizimin e projekteve publike dhe private, kërkon të zgjerojë ekipin me një:
SPECIALIST/E PROKURIMESH
Kërkojmë një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe me vëmendje ndaj detajeve, i/e cili/a do të angazhohet në proceset e prokurimit dhe në administrimin e dokumentacionit që shoqëron zbatimin e projekteve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit për procedurat e prokurimit publik dhe privat;
- Shqyrtimi i dokumenteve të tenderit dhe koordinimi i përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar për pjesëmarrje;
- Ndjekja e procedurave të prokurimit, nga identifikimi i procedurës deri në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit;
- Mbledhja, kontrolli dhe sistemimi i dokumentacionit teknik, administrativ dhe kontraktual gjatë zbatimit të projekteve;
- Bashkëpunimi i vazhdueshëm me drejtuesit e projekteve, inxhinierët, projektuesit dhe departamentet e tjera të kompanisë;
- Përgatitja dhe administrimi i shkresave, kërkesave, relacioneve, procesverbaleve dhe dokumenteve të tjera që lidhen me zbatimin e kontratave;
- Ndjekja e kërkesave dhe korrespondencës me autoritetet kontraktore, mbikëqyrësit, projektuesit, furnitorët dhe bashkëpunëtorët;
- Organizimi dhe përditësimi i arkivës fizike dhe elektronike të projekteve;
- Monitorimi i afateve për dorëzimin e dokumentacionit dhe ndjekja e çështjeve të hapura deri në përfundimin e tyre;
- Përfaqësimi i kompanisë pranë institucioneve dhe palëve të treta, kur kërkohet.
Profili që kërkojmë
- Diplomë universitare në Inxhinieri, Ekonomi, Juridik, Menaxhim ose fusha të ngjashme;
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në prokurime, tendera, administrim kontratash ose dokumentacion projektesh, veçanërisht në sektorin e ndërtimit;
- Njohuri mbi procedurat e prokurimit publik përbëjnë avantazh të rëndësishëm;
- Aftësi shumë të mira në hartimin e shkresave dhe dokumenteve profesionale në gjuhën shqipe, me formulim të qartë dhe drejtshkrim korrekt;
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Word dhe Excel;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në komunikim;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht dhe për të respektuar afatet;
- Komunikim profesional dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipe teknike dhe administrative;
- Përgjegjshmëri, iniciativë dhe etikë profesionale.
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit;
- Punësim afatgjatë në një kompani të konsoliduar në sektorin e ndërtimit;
- Mundësi reale për rritje dhe zhvillim profesional;
- Përfshirje direkte në projekte të rëndësishme dhe procese të ndryshme të prokurimit dhe zbatimit;
- Mundësi për të zhvilluar eksperiencë në prokurime, administrim kontratash dhe menaxhim dokumentacioni teknik;
- Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe dinamik.