Përshkrimi
Kompania Euroclima Shpk është në kërkim të një Shoferi.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të sistemojë porositë që do të bëhen gati për shpërndarje.
- Të punojë në bashkërendim me kolegët e magazinës.
- Të japë ndihmë gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave që do të transportohen.
- Të tregojë gatishmëri për orare fleksibile.
- Të komunikojë mirë me klientët.
- Të jetë i gatshëm për shpërndarjen e porosive në të gjitha rrethet e Shqipërisë.
- Arsimi i lartë nuk kërkohet si kusht i domosdoshëm.
- Kërkohet patentë e kategorisë B, ndërsa kategoria C mbetet përparësi, por jo detyrim.
Adresa: Autostrada Tirane- Durres, Km 10