Përshkrimi
Kompania "Euro Tools" sh.p.k, me qendër në Tiranë, po kërkon të zgjerojë ekipin me Agjent Shitje në Terren.
- Agjent Shitje në Terren për zonën jugore të Shqipërisë, me vendbanim në Fier ose Vlorë.
- Agjent Shitje në Terren për zonën qendrore, me vendbanim në Tiranë-Durrës.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Agjenti i shitjes kujdeset për prezantimin dhe shitjen e produkteve te klientët në zonën që mbulon.
- Roli përfshin ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët ekzistues, gjetjen e klientëve të rinj dhe arritjen e objektivave mujore dhe vjetore të shitjes.
- Bën prezantim dhe promovim profesional të produkteve dhe shërbimeve për klientët.
- Zbulon dhe zhvillon mundësi të reja në treg përmes klientëve të rinj ose përmes propozimeve për produkte dhe nevoja të reja.
- Menaxhon raportet me klientët dhe ofron mbështetje edhe pas realizimit të shitjes.
- Jep zgjidhje sipas nevojave të klientit dhe negocion kushtet e shitjes, afatin e dorëzimit të mallit, pagesën dhe elemente të tjera të ngjashme.
- Ndjek ecurinë e tregut dhe aktivitetin e konkurrentëve.
- Kontribuon në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe në forcimin e imazhit pozitiv të kompanisë.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe negociim.
- Duhet të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në grup.
- Nevojitet orientim i fortë ndaj rezultateve dhe aftësi për organizim efektiv të kohës.
- Kërkohet leje drejtimi klasi B.
Shënime
- Kandidatët që aplikojnë për zonën e jugut duhet të kenë vendbanim në Fier ose në Vlorë.