ERC TRADE L.L.C. njofton hapjen e konkursit për pozitën e Përgaditës Malli.
Përgjegjësitë kryesore
- Të kryejë të gjitha përgatitjet për daljen e mallit duke ndjekur procedurat përkatëse.
- Të përgatisë mallin për dalje nga depoja në bazë të porosive dhe faturave.
- Të garantojë dhe të mbajë përgjegjësi që çdo dalje e mallit të shoqërohet me fletë-dokumentacion ose faturë.
- Të merret me sistemet, gjendjen fizike të mallit, si dhe me kontrollin e cilësisë dhe sasisë.
- Të mbajë rregull dhe organizim në depo.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirës së punës.
- Sipas nevojave, të transportojë mallra për rastet urgjente të kompanisë.
- Të realizojë edhe detyra të tjera, varësisht nga nevojat e kompanisë dhe natyra e punës.
- Të tregojë përgjegjësi duke zbatuar standardet dhe rregullat e punës.
- Të marrë përgjegjësi dhe të ofrojë llogaridhënie për punën e kryer.
Mbikëqyrja
- Pozita e Përgaditës Malli është nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë dhe raporton te Kryedepoisti dhe Menaxheri.
Kushtet e përgjithshme për pozitën Përgaditës Malli
- Të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të ketë gatishmëri për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
- Përvoja e punës në pozitë të ngjashme për së paku 1 vitë konsiderohet përparësi.
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.