ERC TRADE L.L.C. hap konkurs për pozitën:
Merchandiser – Rajoni (Fushë Kosovë, Komoran dhe Drenas)
Detyrat kryesore:
- Mban dhe zgjeron pozicionimin si edhe ekspozimin e produkteve të kompanisë në pikat e përcaktuara të shitjes.
- Siguron furnizimin e rafteve me stok dhe vendos produktet sipas planogrameve dhe udhëzimeve të kompanisë.
- Verifikon që produktet të jenë të dukshme, të pastra dhe të sistemuara sipas standardeve të brendit, si në raftet e rregullta ashtu edhe në pozicionet sekondare.
- Rrit paraqitjen vizuale të produkteve duke shtuar numrin e facing në rafte, në përputhje me objektivat e caktuara.
- Përcjell nivelin e stokut dhe kontrollon afatet e skadimit të produkteve.
- Ruajtjen e freskisë së produkteve e siguron përmes zbatimit të parimit FIFO (first in - first out).
- Vendos dhe mban çmimet me pakicë të produkteve.
- Vendos dhe mirëmban materialet promovuese në pikat e shitjes, sipas strategjisë së brendeve përkatëse.
- Grumbullon informata nga tregu dhe i raporton ato në kompani.
- Respekton orarin dhe itinerarin (rute planit) për vizitat e përditshme në teren.
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me vendin e caktuar të punës, sipas rregullave dhe udhëzimeve të kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës.
Mbikëqyrja:
- Merchandiser është nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë dhe raporton te Menaxheri i tregut.
Kërkesat e përgjithshme:
- Të ketë përfunduar të paktën shkollën e mesme.
- Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur ose në ekip.
- Të ketë gatishmëri për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
- Përvoja e punës në pozitën përkatëse konsiderohet përparësi.