Përshkrimi i rolit
Enpi kërkon të punësojë një Specialiste Prokurimesh me formim në Inxhinieri Elektrike. Roli ndërthur ekspertizën teknike elektrike me administrimin e ofertimit, prokurimeve dhe hartimin e dokumenteve të tenderimit.
Përgjegjësitë
- Të administrojë proceset e prokurimit dhe të monitorojë ecurinë e tyre.
- Të evidentojë dhe të shqyrtojë tenderat që përputhen me veprimtarinë e kompanisë.
- Të hartojë dokumentet teknike dhe administrative të nevojshme për pjesëmarrjen në tendera.
- Të shqyrtojë kërkesat e projekteve, specifikimet teknike dhe preventivat.
- Të hartojë ofertat teknike e financiare dhe të kryejë përllogaritjet përkatëse.
- Të identifikojë e të vlerësojë furnitorë të materialeve dhe pajisjeve elektrike, si dhe të negociojë me ta.
- Të sigurojë oferta dhe t’i krahasojë ato mbi bazën e çmimit, cilësisë dhe specifikimeve teknike.
- Të monitorojë porositë, afatet e furnizimit dhe dokumentet që i shoqërojnë.
- Të bashkërendojë përgatitjen e ofertave me departamentet e projektimit, zbatimit dhe financës.
- Të verifikojë nëse materialet dhe pajisjet plotësojnë kërkesat teknike të projektit.
- Të monitorojë respektimin e afateve dhe procedurave të tenderimit deri në mbylljen e procesit.
- Të mirëmbajë dokumentacionin dhe bazën e të dhënave për furnitorët, ofertat dhe tenderat.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Inxhinieri Elektrike.
- Të ketë përvojë në prokurime; përvoja në sektorin teknik ose energjetik përbën përparësi.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë kryer stazh ose praktikë profesionale, apo kanë qenë të angazhuar më parë në kompani dhe institucione të sektorit energjetik.
- Të jetë e aftë të lexojë dhe të interpretojë projekte e specifikime elektrike.
- Të zotërojë njohuri për përgatitjen e preventivave dhe vlerësimin e ofertave.
- Të njohë mirë procedurat e tenderimit dhe dokumentacionin përkatës.
- Të komunikojë dhe të negociojë me efektivitet me furnitorët.
- Të punojë me organizim e përpikëri dhe të menaxhojë afatet e caktuara.
- Të njohë programet MS Office/Excel.
Dokumentet e kërkuara
Orari i punës: Nga e hëna deri të shtunën, 07:00–16:00.