Përshkrimi
Enoalba po kërkon të rekrutojë një Kontabilist/e / Financier/e.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Hedhja dhe verifikimi në sistem i faturave të blerjeve dhe shitjeve.
- Rakordimi i llogarive të klientëve me ato të furnitorëve.
- Hartimi i raporteve financiare të rregullta, ditore dhe mujore.
- Ndjekja e pagesave dhe e arkëtimeve.
- Ndihmë gjatë përgatitjes së deklaratave tatimore.
- Administrimi dhe renditja e dokumenteve financiare sipas procedurave të kompanisë.
- Koordinimi me departamentet e tjera për çështje financiare dhe raportim.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të përafërta.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Dynamics 365 Business Central ose sistemeve të ngjashme.
- Njohje e mirë e paketës MS Office, sidomos Excel.
- Aftësi për analizë dhe organizim.
- Përpikëri, korrektësi dhe aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe përmbushje të afateve.
Aftësi të preferuara:
- Eksperiencë në fushën përkatëse.
- Shkathtësi të mira në komunikim.
- Aftësi për punë ekipore.
- Menaxhim i mirë i kohës.
- Aftësi organizative.
Ne ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe me ritëm dinamik.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Paketë page konkurruese.
- Mundësi për avancim në karrierë.
- Orari i punës është nga e hëna deri të shtunën, 08:30-16:00.
- Pozita ndodhet në Kashar dhe transporti sigurohet nga kompania.
- Kërkohet minimumi 4 vite eksperiencë.