Përshkrimi
Shoqëria Toscana AgroVital është në kërkim të një Punonjësi Mirëmbajtjeje Elektro-Hidraulike.
Detyrat
- Realizon ndërhyrje riparimi, si të mëdha ashtu edhe të vogla, sipas nevojave të përditshme.
- Merret me riparimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të sistemeve elektrike dhe hidraulike, me synim sigurimin e funksionimit sa më efikas të tyre.
- Përgjigjet për mirëmbajtjen e përgjithshme të sistemeve hidrosanitare të objektit.
- Rregullon dyer, brava, rafte, sirtarë dhe pajisje të tjera sipas kërkesave të punës.
- Kontrollon pajisjet për të identifikuar problematika të mundshme dhe i raporton ato kur evidentohen.
- Administron evidencat lidhur me servisin e pajisjeve, përfshirë ato elektrike, hidraulike dhe hidrosanitare.
- Siguron mirëmbajtjen e mjediseve të brendshme dhe të jashtme.
- Angazhohet edhe në detyra të tjera, në varësi të nevojave dhe kërkesave të punëdhënësit.
Kualifikimet
- Diplomë e Shkollës së Mesme Profesionale në degët Elektrike, Hidraulike ose Mekanike.
- Përvojë e mëparshme pune në rol mirëmbajtjeje.
- Aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve elektrike dhe hidraulike.
- Shkathtësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Mosha 40-50 vjeç.
Adresa: “ Rrugës për në Ndroq, Km 12“, Tirane.