Përshkrimi
EGS - Engineering Global Solution vepron në sektorët e elektromekanikës dhe ndërtimit. Kompania fokusohet në projektimin dhe zbatimin e punimeve elektromekanike, përfshirë sistemet hidraulike, elektrike, të ngrohje-ftohjes dhe kondicionimit, si edhe në dizenjimin, projektimin dhe realizimin e punimeve ndërtimore.
Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group, po kërkon të angazhojë një:
Inxhinier Mekanik per Sistemet HVAC
(Heating, ventilation, and air conditioning)
Detyrat
- Harton projekte për sistemet e ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit në ndërtesa, me qëllim kontrollin e temperaturës dhe cilësisë së ajrit.
- Organizon dhe mbikëqyr realizimin e projekteve HVAC.
- Drejton dhe monitoron projektet në çdo etapë, nga koncepti fillestar deri te zbatimi dhe përfundimi i suksesshëm.
- Planifikon, koordinon dhe kontrollon punën e nënkontraktorëve të kondicionimit, duke garantuar që punimet të kryhen sipas parametrave të projektit.
- Kryen testimet e projektimit dhe verifikon pajisjet e instaluara për të kontrolluar funksionimin e tyre dhe për të identifikuar defekte të mundshme.
- Përgatit dhe rishqyrton kostot e instalimeve të kondicionimit, duke hartuar preventivat e përgjithshme.
- Harton dhe ndjek planin kohor të punimeve për sistemet e kondicionimit, në përputhje me afatet e përgjithshme të projektit.
Kualifikimet
- Të ketë kryer arsimin e lartë në Inxhinieri Mekanike, me profil në sistemet e ngrohjes dhe ftohjes.
- Të disponojë të paktën 3 vite përvojë në projektimin e këtyre sistemeve.
- Të jetë i kualifikuar në trajtimin e ajrit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të Autocad.
- Të njohë në nivel të kënaqshëm sistemet VRF dhe Chiller, si edhe të ruajë standarde të larta pune.
- Të tregojë fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Të ketë njohuri për sigurinë në punë.
- Të jetë i aftë për bashkëpunim në grup.
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
Përfitime
- Ofrohet page shume e kenaqshme.
Adresa e kompanisë është “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres).