Përmbledhje
Roli synon zgjerimin e portofolit të klientëve të Energy Plus Albania, promovimin e shërbimeve HSE dhe ndërtimin e partneriteteve afatgjata me klientë të rinj e aktualë.
Detyrat kryesore
- Gjetja dhe kontaktimi i klientëve të mundshëm, veçanërisht në segmentin B2B;
- Prezantimi i kompanisë dhe i shërbimeve të saj HSE;
- Komunikimi me klientët përmes telefonit, email-it, takimeve dhe kanaleve profesionale;
- Monitorimi i kontakteve dhe i mundësive të reja për shitje deri në finalizimin e bashkëpunimit;
- Planifikimi dhe bashkërendimi i takimeve me klientët potencialë;
- Administrimi dhe përditësimi i bazës së të dhënave me klientë dhe kontakte;
- Mbështetja në hartimin dhe ndjekjen e ofertave tregtare;
- Promovimi i trajnimeve profesionale dhe i shërbimeve të konsulencës HSE;
- Krijimi dhe publikimi i materialeve profesionale për LinkedIn, Facebook dhe kanale të tjera digjitale;
- Hartimi i materialeve të thjeshta promovuese dhe informuese;
- Kontributi në ndërgjegjësimin për zbatimin e legjislacionit dhe praktikave të mira të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Kërkesat
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe negocim;
- Prirje dhe fokus në shitje dhe zgjerimin e bazës së klientëve;
- Aftësi për punë të pavarur dhe për realizimin e objektivave;
- Njohuri të mira mbi marketingun digjital dhe rrjetet sociale;
- Zotërim i email-it dhe programeve bazë të Microsoft Office;
- Njohja e anglishtes dhe/ose italishtes konsiderohet avantazh;
- Përvoja në shitje B2B, marketing ose zhvillim biznesi është avantazh;
- Njohja e fushës HSE dhe e legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë vlerësohet si avantazh i rëndësishëm.
Çfarë ofron Energy Plus Albania
- Pagë bazë së bashku me bonus që lidhet me performancën dhe klientët e siguruar;
- Mundësi specializimi në një sektor profesional me kërkesë në rritje;
- Trajnim fillestar për shërbimet e kompanisë dhe fushën HSE;
- Asistencë teknike nga specialistët e Energy Plus Albania gjatë prezantimit të shërbimeve;
- Mundësi për avancim profesional në bazë të rezultateve.
Vendndodhja: Tiranë