ENERCO / KARRIERA
KEMI NJË VEND TË LIRË PUNE!
- HEAD OF ENERGY TRADING (Udhëheqës i Tregtimit të Energjisë Elektrike)
PRISHTINË, KOSOVË | ME KOHË TË PLOTË | NIVEL I LARTË DREJTUES
KONTRIBUONI NË TË ARDHMEN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ME ENERCO
ENERCO, kompani që po zhvillohet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, kërkon një profesionist me ambicie, përvojë dhe qasje strategjike, i cili do të drejtojë tregtimin e energjisë elektrike dhe administrimin e portofolit.
Portofoli gjithnjë në zgjerim i klientëve biznesorë dhe synimi i ENERCO për t’u shtrirë në tregjet rajonale të energjisë krijojnë hapësirë për një rol thelbësor në ngritjen e një strukture tregtimi bashkëkohore dhe konkurruese.
Përtej një vendi pune, ky pozicion ofron mundësinë të ngrini, drejtoni dhe zhvilloni një njësi tregtimi që ndikon drejtpërdrejt në suksesin e kompanisë.
MISIONI I ROLIT
Në pozicionin Head of Energy Trading, përgjegjësitë tuaja do të përfshijnë përcaktimin e strategjisë për blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike, përmirësimin e portofolit, administrimin e rrezikut dhe udhëheqjen e ekipit të tregtimit.
DETYRAT KRYESORE
- Të drejtoni ekipin e tregtimit të energjisë elektrike dhe të mbështesni zhvillimin e tij.
- Të administroni dhe optimizoni portofolin e furnizimit në tregjet Day-Ahead, Intraday dhe OTC.
- Të përgatitni dhe vini në zbatim strategji për blerjen, shitjen dhe mbrojtjen nga rreziku.
- Të ndiqni dhe analizoni tregjet e energjisë elektrike: tregun një-ditë-përpara, atë brenda-ditës, tregun balancues dhe kontratat dypalëshe.
- Të realizoni parashikime për çmimet, kërkesën dhe ofertën, si edhe të zhvilloni modele për skenarë të ndryshëm të tregut.
- Të vlerësoni kapacitetet ndërkufitare dhe të merrni pjesë në ankandet për këto kapacitete.
- Të mbikëqyrni nominimet, devijimet dhe proceset e shlyerjes.
- Të mbani nën kontroll ekspozimin ndaj rrezikut të tregut, atij të kreditit dhe të likuiditetit.
- Të ndiqni çdo ditë rezultatet financiare dhe marzhin e portofolit, duke përgatitur raportimet përkatëse.
- Të ndërtoni sisteme analitike, procedura dhe standarde profesionale për njësinë e tregtimit.
PROFILI QË KËRKOJMË
Profesionisti që kërkojmë duhet të ndërthurë njohuritë teknike me gjykimin tregtar dhe aftësitë drejtuese.
- Të ketë të paktën 3 vjet përvojë në tregun e energjisë elektrike.
- Të zotërojë njohuri të thelluara për tregjet e energjisë në Evropën Juglindore.
- Të ketë punuar me bursat e energjisë, kontratat dypalëshe dhe administrimin e rrezikut.
- Të dëshmojë aftësi të zhvilluara në analizë, vendimmarrje dhe organizim.
- Të ketë përvojë në udhëheqjen ose bashkërendimin e ekipeve operative.
- Të ketë përdorur platforma tregtimi dhe sisteme për raportim.
- Të njohë përdorimin e mjeteve të tjera analitike.
- Të njohë modelin evropian të tregut të energjisë në Kosovë dhe Evropën Juglindore.
- Të jetë i njohur me legjislacionin që rregullon sektorin e energjisë elektrike.
- Të kuptojë mekanizmat e balancimit, administrimin e mbingarkesave dhe çmimet marxhinale.
- Të ketë njohuri për energjinë e rinovueshme, PPA-të dhe mekanizmat mbështetës, përfshirë CfD dhe ankandet.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze.
- Si avantazh vlerësohet përvoja me ALPEX, HUPX, JAO, SEE CAO, sistemet e menaxhimit të portofolit, SQL ose Python.
ÇFARË OFRON ENERCO?
- Udhëheqje dhe përgjegjësi: hapësirë për të drejtuar e zhvilluar një funksion me rëndësi strategjike për kompaninë.
- Përfshirje rajonale: angazhim në tregjet e energjisë në Kosovë dhe në rajon.
- Ndikim i drejtpërdrejtë: pjesëmarrje në marrjen e vendimeve tregtare dhe financiare.
- Zhvillim profesional: mundësi për të ngritur sisteme, procese dhe një ekip tregtimi sipas standardeve ndërkombëtare.
- Shpërblim konkurrues: pagë që pasqyron përvojën dhe përgjegjësitë e këtij pozicioni.
GATI TË UDHËHIQNI ETAPËN E ARDHSHME?
ENERCO mirëpret profesionistë që kanë pasion tregjet e energjisë, zotërojnë mendim strategjik dhe synojnë të ndërtojnë diçka me ndikim.
Dokumentet e kërkuara
Afati për aplikim përfundon më 25 nëntor 2026.
ENERCO – I japim fuqi së ardhmes