Përshkrimi
EMERALD Mall and Residence është në kërkim të një Menaxhere të Përgjithshëm, që do të udhëheqë dhe bashkërendojë veprimtarinë e përgjithshme të kompleksit.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Drejtimi dhe koordinimi i punës së përditshme në Mall dhe Residence.
- Mbikëqyrja, strukturimi dhe organizimi i stafit si edhe i departamenteve të ndryshme.
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive që synojnë rritjen e performancës dhe cilësisë së shërbimeve.
- Administrimi i raporteve me qiramarrësit, partnerët, furnitorët dhe klientët.
- Monitorimi i buxheteve, shpenzimeve dhe objektivave financiare.
- Përgatitja e raporteve periodike për performancën dhe veprimtarinë e kompleksit.
- Garantimi i nivelit të lartë të shërbimit, mirëmbajtjes dhe funksionimit të kompleksit.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Diplomë e arsimit të lartë në Menaxhim, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në një fushë të përafërt.
- Përvojë e mëhershme në role drejtuese.
- Aftësi shumë të mira në organizim, menaxhim dhe komunikim.
- Zotësi për udhëheqjen e ekipeve dhe zgjidhjen e çështjeve problematike.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- Qasje e përgjegjshme, profesionale dhe e orientuar te rezultatet.
Adresa: Rruga 5 Maji, Tirane