Përshkrimi
EMERALD Mall and Residence po kërkon një Menaxher të Përgjithshëm për të udhëhequr dhe bashkërenduar aktivitetet e përgjithshme të kompleksit.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Udhëheqja dhe koordinimi i veprimtarisë së përditshme të Mall-it dhe Residence.
- Mbikëqyrja, si edhe organizimi, i stafit dhe departamenteve të ndryshme.
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive që synojnë rritjen e performancës dhe cilësisë së shërbimeve.
- Administrimi i raporteve me qiramarrësit, partnerët, furnitorët dhe klientët.
- Monitorimi i buxheteve, shpenzimeve dhe synimeve financiare.
- Përgatitja e raporteve periodike për performancën dhe veprimtarinë e kompleksit.
- Garantimi i standardeve të larta për shërbimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin.
Kualifikimet
Kërkesat profesionale:
- Diplomë e arsimit të lartë në Menaxhim, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të përafërta.
- Përvojë e mëhershme në role udhëheqëse.
- Shkathtësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese.
- Aftësi për udhëheqjen e ekipeve dhe zgjidhjen e problemeve.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- Përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe fokus në arritjen e rezultateve.
Adresa: Rruga 5 Maji ,Tirane