Përshkrimi
Kompania EHW shpk, e pranishme në tregun ushqimor në Shqipëri që prej vitit 1992 dhe e pozicionuar si një nga kompanitë udhëheqëse të këtij sektori, është në kërkim të një Ekonomisteje.
Detyrat
- Kryerja e regjistrimit dhe verifikimit të faturave të blerjes dhe të shitjes.
- Menaxhimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Evidentimi dhe monitorimi i arkëtimeve, si edhe i pagesave.
- Hartimi i raporteve financiare në mënyrë periodike.
- Mbikëqyrja e detyrimeve financiare dhe ndjekja e afateve të pagesave.
- Trajtimi dhe analiza e të dhënave me karakter financiar.
- Ruajtja në arkiv dhe administrimi i dokumenteve financiare.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Ekonomi në Universitetin e Tiranës.
- Preferohet të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në Finance në sektorin privat.
- Të përdorë në nivel shumë të mirë programet financiare Financa5/Alpha etj.
- Të ketë njohuri shumë të mira në Microsoft Office.
- Të zotërojë aftësi të mira analitike.
- Të ketë aftësi organizative dhe shkallë të lartë fleksibiliteti.
Dokumentet e kërkuara
- CV e kandidatit.
- Diplomë dhe listën e notave, të sigluara nga sekretariati i fakultetit, si edhe listën e notave të shkollës së mesme.
- Letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm së bashku me kontaktet telefonike të tyre.
- Certifikata të ndryshme që kandidati posedon.