Përshkrimi
Kompania Egeu Stone shpk, e angazhuar në sektorin e ndërtimit dhe me shtrirje të gjerë të aktivitetit në treg, synon ta zgjerojë ekipin e saj me pozicionin Arkitekte.
Detyrat
- Paraqitja e projekteve dhe e zgjidhjeve për klientët.
- Përpunimi dhe përshtatja e projekteve sipas kërkesave të klientëve.
- Bashkërendimi me ekipin për zbatimin dhe monitorimin e projekteve.
- Mbajtja e komunikimit profesional me klientët përgjatë etapave të projektit.
Kualifikimet
- Diplomë në Arkitekturë ose në një drejtim të afërt me të.
- Aftësi të mira për paraqitjen dhe përpunimin e projekteve.
- Njohuritë në programe projektimi konsiderohen përparësi.
- Zotërim shumë i mirë i të paktën një gjuhe të huaj, së paku anglisht.
- Shkathtësi të mira në komunikim, organizim dhe bashkëpunim në ekip.