Përshkrimi
Edesia Bio Organic po kërkon një Asistente Shitjesh (Online & Fizike).
Kompania dëshiron të angazhojë një vajzë energjike, të aftë dhe komunikuese, e cila do t’i bashkohet ekipit për të mbështetur shitjet dhe komunikimin me klientët.
- Angazhimi kryhet fizikisht në dyqan.
- Orari është 6 orë në ditë.
- Punohet nga e hëna deri të shtunën.
- Sigurimet janë të mbuluara.
Detyrat
- T’u ofrojë ndihmë klientëve në dyqan dhe të përcjellë të gjithë ciklin e shitjes, duke përfshirë këshillimin, prezantimin e produkteve dhe realizimin e transaksionit.
- Të mbështesë klientët gjatë shitjeve online në web dhe në rrjetet sociale.
- Të kontribuojë me ide dhe me organizimin e kalendarit të publikimeve në social media, me synim rritjen e shitjeve.
- Të ndihmojë në koordinimin e përditshëm të punës dhe në komunikimin me klientët.
Kualifikimet
- Të jetë e aftë, kreative dhe komunikuese.
- Të ketë interes për një stil jetese të shëndetshëm.
- Të njohë anglishten ose një gjuhë tjetër të huaj.
- Preferohet të jetë studente e mjekësisë ose ekonomikut.
- Përvoja në social media management, shitje ose menaxhim të klientëve konsiderohet avantazh.