Përshkrimi
Eark shpk kërkon të punësojë një Ekonomiste që do të menaxhojë dhe monitorojë proceset financiare dhe kontabël të kompanisë.
Detyrat kryesore
- Të regjistrojë dokumentacionin financiar dhe të verifikojë saktësinë e tij.
- Të monitorojë faturat, pagesat dhe transaksionet.
- Të hartojë raporte financiare në intervale periodike.
- Të asistojë në veprimtaritë e përditshme të kontabilitetit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet me diplomë në Financë, Kontabilitet ose në fusha të përafërta.
- Të ketë përvojë profesionale në role të ngjashme.
- Të zotërojë mirë programet financiare dhe paketën MS Office.
- Të demonstrojë aftësi organizimi, korrektësi dhe përgjegjësi gjatë punës.