Përshkrimi
Kërkohet një Graphic Designer (F) me qasje krijuese për një dyqan që merret me dhurata të personalizuara.
Detyrat
- Hartimi i dizajneve për artikuj të personalizuar.
- Përgatitja e materialeve që përdoren për printim dhe prodhim.
- Ofrimi i ndihmës në procesin e shitjes dhe në zhvillimin e produkteve të reja.
- Mësimi i përdorimit të pajisjeve për prodhim dhe personalizim, si dhe punimi me to.
Kualifikimet
- Përvojë në fushën e dizajnit grafik.
- Njohuri të mira në Illustrator dhe Photoshop.
- Krijimtari dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Shkathtësi për të përvetësuar shpejt njohuri të reja dhe gatishmëri për të mësuar përdorimin e pajisjeve të prodhimit dhe personalizimit.
- Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunim në ekip.
- Përbën përparësi njohja e pajisjeve si: UV Printer, Plotter, Printer, Sublimim etj.
Orari i punës është 12:00-20:00, nga e Hëna deri të Shtunën.